Sabotim i reformës në drejtësi?/ Reagon edhe ambasadori Soreca, ja mesazhi

soreca-770x422.png

Pas deklaratës së ambasadores amerikane, Yuri Kim se mos ka ndonjë marrëveshje të fshehtë për të sabotuar reformën në drejtësi, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Soreca shkruan se reforma në drejtësi vijon dhe duhet të ruhet. Ai shton po ashtu se nuk është koha për të rihapur diskutime për bazat e saj.

“Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin e saj dhe forcimin e burimeve që disponohen. Shqiptarët meritojnë të kenë drejtësi të pavarur të përditshme si dhe Shqipëria të vijojë përpara në rrugën e saj të pranimit në BE”, thuhet në reagimin e ambasadorit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303