29.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Sabri Fejzullahu: “Pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi…!”

spot_img

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, ka qenë i ftuari i radhës në programin e së premtes, në RTSH, ‘Lart e poshtë’.

Moderatori dhe autori i programit, Eraldo Rexho ishte zhvendosur këtë herë në Kosovë ku ka zhvilluar një intervistë me këngëtarin që i ka kushtuar gjithë jetën e tij, muzikës.

Sabri Fejzullahu ka rrëfyer për jetën dhe karrierën në një rrëfim të sinqertë për programin e njohur.

Një nga pyetjet që tërhoqi vëmendje lidhej me pengun më të madh që ka këngëtari.

“Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk i refuzuan vizën as mua, as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare”, ka pohuar këngëtari.

Më pas Sabri Fejzullahu ka treguar se muzika për të është mjaft e rëndësishme dhe se nuk do të shkëputet prej saj./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat