Sadiku: Po bëhem gati për Kombëtaren

Armando Sadiku është rikthyer nga një dëmtim që e mbajti gjatë larg fushave të blerta. Duke mos pasur hapësira te skuadra e Levantes në Spanjë, ai pranoi huazimin te Lugano gjatë merkatos së janarit. Në një intervistë dhënë për mediat zvicerane, Sadiku flet pa dorashka.

Trajnimi vazhdon shumë mirë, është pak a shumë si të jesh në shtëpi. I njoh të gjithë lojtarët, tani e kam njohur edhe trajnerin, tani për tani gjithçka është pozitive. Fizikisht jam mirë … Për një muaj e gjysmë stërvitje me pjesën tjetër të grupit, së pari me Levanten dhe tani me Luganon. Do të duhen këto dy javë për t’u përmirësuar edhe më tej dhe të jem gati për ndeshjen e parë. Lugano është një skuadër që krijon shumë mundësi me lojën që propozon. Trajneri sjell gëzim për grupin dhe ky është një aspekt shumë i rëndësishëm, shpresojmë të fillojmë në këmbën e djathtë. Ajo që ne duhet të mendojmë është vetëm sfida me Thunin dhe pastaj, ditë pas dite, ne do të shohim se çfarë ndodh, cilësitë janë aty, kam ardhur për të fituar diçka, mundësitë janë reale, si në ligë dhe në Kupë. Unë besoj te kjo. Gjithashtu llogaris në gjetjen e formës më të mirë për të merituar një thirrje në Kombëtare, për të cilën me të vërtetë më intereson. Shpresoj të jem tashmë i pranishëm në mars, kur do të fillojnë kualifikueset për Evropianin”, u shpreh Sadiku./real-news.tv/