fbpx

Sadikut i vjen ofertë greke, mësohet propozimi

PARTIDO DE FUTBOL DE LALIGA SMARTBANK, JORNADA 25 ENTRE EL MALAGA C.F Y EL CADIZ, EN EL ESTADIO DE FUTBOL DE LA ROSALEDA.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, duke se po përjeton një moment shumë të mirë në karrierën e tij.

Ai po luan shumë mire te Malaga në Segunda Division. Tashmë Levante që ka edhe kartonin e tij ka interesimin e disa skuadrave për të siguruar shërbimet e Armando Sadikut. Në Greqi raportohet se Arisi ka nisur negociatat me Levanten, duke e tentuar me një huazim me të drejtë blerje.

Faktikisht një histori e tillë daton që në verën e viti të shkuar, por drejtuesit e Aris do të zgjidhnin një tjetër sulmues për të nënshkruar. Këtë herë Sadiku është zgjedhje e parë për ekipin grek, megjithëse shihet si një hap mbrapa për karrierën e lojtarit. Aris i jep mundësinë vetëm për të luajtur në kualifikueset e Europa League.