Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se Qeveria ka vendosur në mbledhjen e ditës së sotme, shpalljen e ‘Dëshmor i Atdheut’ për nënkomisarin Saimir Hoxha. Çuçi deklaroi se familja e Hoxhës do të trajtohet financiarisht, ndërkohë që dy djemtë e tij do të marrin një pagë prej 170% të asaj që ka pasur nënkomisari. Ministri tha se fëmijët do të marrin dhe trajtim shëndetësor duke qënë se përfitojnë nga statusi i babait të tyre.
Çuçi: Siç e dini dje humbi jetën në mënyrë tragjike nën komisari Saimir Hoxha. Sot morëm vendimin për shpalljen Dëshmor i Atdheut. Njëkohësisht qeveria po bën trajtimin finaniciar të famikjarëve dhe në marrjen e titullit Dëshmor i Atdheut, kur të hyjë në fuqi vendimi në mbledhjen e parë të Qeverisë, familjarët dhe fëmijët do të trajtohen deri në 18 vjeç dhe nëse vazhdojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç, si fëmijë në përkujdesje të Republikës. ato do të marrin një pagë prej 170% të pagës që ka pasur Saimir Hoxha. Po ashtu do të marrin dhe trajtim shëndetësor si përfitim i statusit të babait të tyre. Në asnjë moment përgjatë gjithë jetës së tyre nuk do i mungojë përkujdesja.