Saimir Tahiri mbërrin te Krimet e Rënda, pritet vendimi

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri sapo ka arritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për seancën e radhës.

Kujtojmë që senaca gjyqësore ndaj tij u shty plot 3 herë, pasi Prokuroria nuk kishte gjetur 3 procesverbale.

Nga fotot e shkrepura tek hyn ish-ministri në Gjykatë, ai shihet pranë avokatit të tij, Maks Haxhia.

Mbi Tahirin rëndojnë 3 akuza:  “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal”./real-news.tv