Sali Berisha akuza ndaj Ramës: Firmosi traktatin e Nishit duke shkelur Kushtetutën

berishaaa-770x439.jpg

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ngritur mëngjesin e sotëm disa akuza shumë të rënda kundrejt Kryeministrit Edi Rama, se ky i fundit ka firmosur në kundërshtim me Kushtetutën traktatin me 718 nene për krijimin e Jugosllavisë së Re.

Berisha shprehet se Kryeministri mund të firmosë tractate apo marrëveshje vetëm pasi të marrë plotfuqinë të firmosur nga Presidenti i Republikes.

“Edvin Kristaq Zografi firmosi traktatin prej 718 nenesh të krijmit të Jugosllavisë së Re pa marrë plotfuqinë e Presidentit të Republikes së Shqipërisë dhe vetëm me urdhërin e padronit të tij Presidentit të serbomadhise Aleksander Vuçiç.

Kështu që firma e argatit të Tiranës në Traktatin famzi të Nishit është Nul and Void për çdo shqiptar dhe një monument turpi dhe tradhëtie për Edvin Kristaq Zografin”, shkruan Berisha.

Postimi nga Sali Berisha

Traktatin e Nishit apo të Serbomadhisë Edvini e firmosi me “plotfuqinë “ e Vuçiçit!

Të dashur miq, Traktatin e Serbomadhisë të Nishit, Edvin Kristaq Zografi e ka firmosur në kundërshtim flagrant me legjislacionin shqiptar, me Kushtetutën dhe ligjin e traktateve dhe plotfuqisë të ndryshuar pas ardhjes së tij në pushtet, sipas të cilave Kryeministri mund të firmos traktate dhe marrëveshje vetëm pasi të marrë plotfuqinë të firmosur nga Presidenti i Republikes.

Por në rastin e fundit, Edvin Kristaq Zografi firmosi traktatin prej 718 nenesh të krijmit të Jugosllavisë së Re pa marrë plotfuqinë e Presidentit të Republikes së Shqipërisë dhe vetëm me urdhërin e padronit të tij Presidentit të serbomadhise Aleksander Vuçiç.

Kështu që firma e argatit të Tiranës në Traktatin famzi të Nishit është Nul and Void për çdo shqiptar dhe një monument turpi dhe tradhëtie për Edvin Kristaq Zografin.

scroll to top