fbpx

Sali Berisha del në Konferencë për shtyp, SHIGJETON hapur ambasadoren Yuri Kim: Përdori Enver Hoxhën…

berisha-5.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi njoftoi padinë e ngritur ndaj Antony Blinken, ka shigjetuar sot para mediave Ambasadoren Amerikane Yuri Kim.

“Blinken të depozitojë çdo provë dhe fakt që ka kundër meje dhe familjes time. Sot pas 77 vitesh jetë kjo është hera e parë që iu drejtohem një gjykate. Kurrë se kisha imagjinuar se do të ngrija padi kundër sekretarit të DASH, të një vendi që e admiroj kaq shumë. Dua të mbroj dinjitetin tim dhe të familjes time. Padia është për dinjitetin, vlerë e shenjtë për mua. Me këtë padi, kërkoj të bëj transparencë ndaj shqiptarëve që më kanë votuar në 30 vjet dhe miqve të mi të shumtë dhe të provoj se ky vendim është politik. Është sine materia! Deri më sot nuk është publikuar asnjë dokument kundër meje, për shkakun e vetëm se nuk ka. Kanë qenë raportet e mediave të kontrolluara nga qeveria, dmth raportet e Edi Ramës që nuk janë publikuar kurrë në Shqipëri. Kjo dëshmon se vendimi kundër meje bazohet në shpifje. Soros dhe Edi Rama po hakmerren për denoncimin tim për dhunimin e zgjedhjeve, lidhjet me krimin, etj. Në veçanti ku vendim është hakmarrje politike për kundërshtimin tim të ndryshimit të kufijve të Kosovës. Por pavarësisht nga këto nuk kam ngritu padi ndaj vendimit politik, është e drejtë e Blinken për të vendosur kush hyn dhe jo në vendin tij. Kam ngritur padi kundër shpifjeve. Karakterin e këtij vendimi politik e provon kërkesa publike e Yuri Kim për mosfutjen time në Parlament, duke mos pasur asnjë fakt, provë apo dokument përveç kërcënimeve me dogmën e barit që ka përdorur Enver Hoxha dhe e përdorin sot albanofobë të pandreqshëm”, thekson Berisha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303