fbpx

“Sali Berisha ‘non-grata’, a nuk duhet të futet në Parlament si Tom Doshi”? Ja ç’thotë Lulzim Basha

basha-2.jpg

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk ka kthyer një përgjigje të mirëfilltë kur u pyet gjatë konferencës me gazetarë se nëse Sali Berisha pasi është shpallur non-grata nuk duhet të futet në parlament si rasti i Tom Doshit.

Ne jemi krenarë për ligjin për dekriminalizimin. Nuk harrojmë, se edhe pse nuk kishim numrat, detyruma mazhorancën të pranonte plagën e rëndë, futjen e personave me rekorde të tmerrshme kriminale si deputetë, kryebashkiakë e drejtues të lartë të PS. Kriminalizimi i politikës është kryekëput vepër e mirëmenduar e kreut të kësaj partie. Nuk është problem vetëm për PS, por dhe ekonominë. Papunësi, problem të rënda sociale dhe shkallën më të lartë të kapjes së shtetit. Vënien e shtetit në funksion të një pakice absolute dhe kjo bie në kurriz të qytetarëve. Beteja jonë për dekriminalizimin do të vijojë. Nuk komentoj asnjë çështje jashtë këtij rapoorti, do e lë për herë tjetër. Besoj me të drejtë, që çdo deflektim nga raporti, çdo shmangie nuk i shërben interesit publik. Kemi kohë për të tjerat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303