Sali Berisha nxjerr videon e frikshme/ Ja sa zgjati tërmeti sipas ish-kryeministrit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në faqen e tij të “Facebook”, të tregon tronditjen nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por, në video ka tërhequr mjaft vëmendje një detaj i tmerrshëm, që tregon kohëzgjatjen e tërmetit. Kjo video e regjistruar në një fasoneri, në Durrës, tregon se tërmeti nuk ka zgjatur 30 sekonda, por shumë më shumë, plot 54 sekonda.