Sali Berisha publikon denoncimin e rëndë: Policët po kërcënojnë qytetarët për…breshëri armësh pranë banesave të tyre gjatë natës…

SALI-BERISHA-1-753x450.png

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook denoncomin e një qytetari, i cili pasi thekson se është avokat, bën me dije se prej disa javësh në Himarë po qarkullojnë civilë të armatosur pjesë përbërëse e Policisë së Shtetit të cilët marrin kontakt me qytetarët që kanë prona në vende të lakmuara të zonës dhe ju kërkojnë t’ju japin 50% të pronës në këmbim të dhënies së çertifikatës së pronësisë.

Statusi i plotë:

Stop terrorit mafioz shteteror mbi banoret e Himares!

Sekser te armatosur ju kerkojne ne kercenimin e armeve 50% te prones per çertifikate te pronesise.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Miremengjes doktor ! Nga kontakte te mija si avokat ju konfirmoj me saktesi 100% sa me poshte

Prej disa javesh ne Himare qarkullojne civile te armatosur pjese perberse mesa duket e policise se shtetit . Keta marrin kontakt me qytetare te Himares qe kane prona ne vende te lakmuara te zones dhe ju kerkojne t’ju japin 50% te prones ne kembim te dhenies se certifikates se pronesise . Qytetareve qe nuk binden ju bejne presione te tilla si bresheri armesh prane banesave te tyre ne ore te vona te nates dhe nese mosbindja vazhdon vene ne veprim operacionin policor “ Forca e Ligjit “ duke ju çuar shkresa ne oret e mbasdites se te premtes dhe duke ju lene afat per dorezim dokumentacioni 48 ore qe skadojne te dielen , pra kur çdo zyre eshte e mbyllur . Nderkohe po keta njerez qe qarkullojne ne grupe 4-5 veta civile dhe te armatosur dhe pa asnje shenje shteterore kane bllokuar dhe hyrje daljen ne zonen e Himares . Qytetaret e krahasojne me terrorin e viteve ‘50 te regjimit te Hoxhes ! Vetem nje revolte mund te bej permbysjen e ketyre banditeve te veshur me pushtet . Qytetaret jane te vendosur te mos t’i japin asnje vote kesaj banditeve por shprehin shqetesim tek qendrueshmeria e komisionereve te PD se mos shiten . Vete nuk pranojne me kokefortesine qe e karakterizon si zone as shitjen e pronave as ate te votave . Ke ngelur zeri me i besueshem i njerezeve ne kete terror policor doktor ! Zoti te dhente jete dhe shendet! Dite te mbare sot !

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303