fbpx

Salianji bën deklaratën: Kam SMS nga krerët e degëve, thonë se s’kanë verifikuar gjë

D674B9D9-25A8-4F6C-8E23-8B822123D020.png

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me firmat e mbledhura gjatë aksionit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në fjalën e tij, gjatë emisionit “Opinion”, Salianji ka bërë me dije se se ka marrë mesazhe nga krerët e degëve se nuk janë përfshirë në procesin e verifikimit të firmave të mbledhura nga “Foltorja”.

“Foltorja ka bërë me dije se firmat verifikohen nga degët. Kam sms nga krerët e degëve që thonë se nuk kanë verifikuar gjë. I nxjerr, thonë se ne nuk kemi bërë verifikim të tillë,”-tha Salianji në fjalën e tij

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303