fbpx

Salianji dorëzon një CD në KPA, paralajmëron përgjime

Salianji1.jpg

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka dorëzuar ditën e sotme një CD pranë KPA, ku bën me dije se përmban përgjime të prokurorit Gent Osmani me Alfred Alizotin.

“Sapo dorëzova një CD në Prokurori. Kam bërë me dije se në përgjime dikush komunikon me shtetasin Alfred Alizotin. E ka vënë vetë në përgjim dhe flet në mënyrë miqësore. Duket se është vendosur në mënyrë joprofesionale në shërbim të ish-ministrit Xhafaj, për ta mbajtur nën trysni”, deklaron Salianji.

.Më tej, ai shton se materiali është inkriminues për prokurorin Osmani.

“Rama dhe Xhafaj kanë vënë në shërbim të vetes një kriminel si Alfred Alizoti. Ne nuk po sulmojmë drejtësinë, por jemi për drejtësi të pavarur. Të tillë prokurorë duhet të dalin nga sistemi. E kam dorëzuar materialin sipas procedurave. Duhet të hapet një hetim për shpërdorim detyre për Gent Osmanin”, deklaroi ai./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303