fbpx

Salianji flet sërish për çështjen ‘Babale’, tregon se çfarë kanë zbuluar ekspertët britanikë

ervin-salianji-688x450.jpg

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur në lidhje me çështjen ‘Babale’ në emisionin ‘Real Story’.

Ai ka treguar se ekspertë britanikë kanë vlerësuar zërin dhe kanë arritur në përfundimin se zëri në audio është i ngjashëm me atë të Agron Xhafajt.

“Është turp që nuk u zhvilluan hetime për grup të strukturuar kriminal dhe as për trafik droge. Është shmangur hetimi për grup të strukturuar kriminal. Është zbuluar se drejtorët e Policisë së Shtetit vendosen në shërbim të Alfred Alizotit duke i dhënë para. Alizoti që sot thotë se i kam thënë se do i jap 200 mijë euro janë gënjeshtra. Alizoti ka thirrje vetëm me Taulant Ballës. Gjithë strukturat janë vënë në shërbim të krimit.  Britanikët thonë se zëri në video është i ngjashëm me zërin e Agron Xhafajt.  Ekspertët britanikë kanë marrë zërin dhe thonë se zëri i Agron Xhafajt është i ngjashëm. Kampioni Agroni thonë është i ngjashëm me zërin e z.Xhafajt. Britanikët thonë se për zërin e Agron Xhafajt dhe të Alizotit ata ja\në zëra të ngjashëm. Prokuroria nuk ka dërguar në gjyq materialin bruto, por ka marrë një bisedë telefonike me Agron Xhafajt dhe familjarëve të tij. Nuk dimë se a është dërguar zëri origjinal. Ne e dimë se mafia përdor mjete të ndryshme dhe këta persona e ndryshojnë zërin. Megjithëse e kanë dërguar kështu, prapë thuhet se është zë i ngjashëm. Prokuroria ka çuar Agron Hysenin, që nuk dihet se kush është. Siç ka thënë Rama e Fatmir Xhafaj, edhe Prokuroria ka thënë se është komplot shtetëror”, tha Salianji.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303