fbpx

Salianji merret i pandehur, reagon PD

a2b08afc10d91aaef5825e00b3139935_L.jpg

Partia Demokratike ka reaguar pasi Prokuroria e Tiranës ka marrë si të pandehur ish-deputetin Ervin Salianji lidhur me audiopërgjimin Xhafaj-Babale.

PD e quan këtë një vendim politikë të Edi Ramës dhe kjo nuk është surprizë për ta.

“Prokuroria nuk zhgënjeu dhe sot, kur zyrtarizoi vendimin politik të Edi Ramës për marrjen të pandehur të Ervin Salianjit. Asnjë surprizë nuk ka në këtë vendim, ku I akuzuar është denoncuesi dhe jo ai që bën krimin.

Denoncimi i Partisë Demokratike faktoi përfshirjen në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe mbështetjen që i siguronte ai nga funksioni publik. Falë këtij denoncimi:

* Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, nuk vazhdon të merret më trafik droge, por është në burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

* Fatmir Xhafaj u shkarkua si Ministër i Brendshëm, duke mos përdorur më pushtetin e tij politik për të favorizuar të vëllain në trafik droge.

* Taulant Balla dhe Ardi Veliu u faktuan si manipulatorët e çështjes, duke fabrikuar prova e dëshmitarë, me qëllimin e vetëm mbrojtjen e Ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tj trafikant droge.

Vendimi politik I Prokurorisë është paralajmëruar nga Edi Rama që ditën e parë të zbulimit të skandalit nga Partia Demokratike. Akti i sotëm dëshmoi, edhe njëherë se, përsa kohë Edi Rama të jetë në Qeveri, drejtësia i ka duart e lidhura dhe krimi i organizuar do të jetë I paprekshëm.

Edi Rama dhe prokuroria e tij politike nuk do t’ia mbyllin dot gojën opozitës! Partia Demokratike është e vendosur të denoncojë çdo aferë që provon se Qeveria Rama është produkt dhe peng i krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e PD-së.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303