fbpx

Salianji nën hetim, Bylykbashi: Prokuroria i shërben pushtetit, mbulon krimin

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi reagoi pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi zyrtarisht se Ervin Salianji është nën hetim për kallëzim të rremë.

Bylykbashi akuzon kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën, se “ka marrë detyrën të kryesojë “Task Forcën” për të mbrojtur Agron Xhafajn”.

“Prokurorja Donika Prela konfirmoi sot se nuk është në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por ka marrë detyrën të kryesojë Task Forcën e ngritur nga Rama-Xhafaj për të mbrojtur Agron Xhafajn. Kur duhet të thërriste me urgjencë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Veliun dhe Ballën për t’i marrë në pyetje, bën avokaten e tyre. Dëshmia e porositur nga grupi i posaçëm i Kryeministrit vlen për Donika Prelën, ndërsa denoncimi i grupit nga i njëjti person me zë dhe figurë nuk vlen”, shkruan Bylykbashi në Facebook.

Në postimin e tij, Bylykbashi shton se pas 18 dhjetorit 2017, kur Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku u zgjodh në një “seancë turpi”, nuk ka më asnjë çudi sepse prokuroria sot i shërben pushtetit deri dhe me mbulim te krimit.

Lër një koment