fbpx

Salianji: Nuk mund të shtyhet në pafundësi vetting-u i politikanëve

salianji.jpg

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për Vettingun në politikë, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se ky është një proces që nuk duhet shtyrë më.

“Ato që kemi thënë ne, po dalin. Ne kërkojmë që të bëhet kontrolli i pasurisë së politikanëve. Nuk ka më pse politikanët të jenë të privilegjuar në shoqëri. Nuk mund ta shtyjmë në pafundësi një proces të tillë. Situata është dramatike sot kur politikanët janë të lidhur me krimin. Tenderat dhe koncesionet i jepen vetëm një pjese”, tha Salianji.

Pasi tha këto fjalë, deputeti demokrat u largua nga salla.

Në mbledhje po mbahet seancë dëgjimore me përfaqësues nga shërbimet e profesioneve të lira dhe shoqatat e biznesit e të sipërmarrjes për shqyrtimin e nismës ligjore të PD-së për vetting-un në politikë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *