fbpx

Salianji plas bombën: Land Muharremi kërcënoi me jetë komisionerët e PD, ja si mbrohen nga Rama

sali.jpg

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji u kthye pas në kohë për të akuzuar sërish kryeministrin Rama për mbështetje të elementëve kriminalë.

Salianji reagon pas atentatit të djeshëm ku u plagosën prokurori Arjan Ndoja, Land Muharremi (Pëllumb Muharremi/ Aleksandër Laho) dhe Andi Maloku në Shkozet. Ish-përfaqësuesi parlamentar i selisë blu tregon se Muharremi është një person i mbrojtur nga mazhoranca socialiste, për të cilën ai ka siguruar vota në mënyrë të paligjshme.

Zyrtari demokrat kujton se në zgjedhjet lokale të 2015 Muharremi, së bashku me Bert dhe Gëzim Hoxhën kërcënuan me jetë dhe larguan komisionerët e PD-së në komisionin e zgjedhur të Sukthit.

Më tej, Salianji shton se Bert Hoxha u shpërblye nga PS-ja me funksionin e administratorit të Njësisë Sukth.

Në përfundim, përfaqësuesi demokrat premton se ‘’do t’i shtypim bandat dhe mafian që po i pijnë gjakun Shqipërisë dhe po e bëjnë të pabanueshme për qytetarët!’’

Mesazhi i Ervin Salianjit:

Autoriteti i shtetit ështē vënë përfund nga lidhjet e qeverisë Rama me krimin e organizuar.
Nuk ka ngjarje kriminale që mos të ketë të përfshirë individe me rekorde të rënda kriminale dhe mafioze që janë përdorur në fushatë nga Rama.
Më kujtohet se si ky “Rrumi” që sot trumbetohet me të madhe nga mediat pranë PS si person me rekorde të tmerrshme jo vetëm që nuk arrestohej por kontrollon zona influence në administrate publike.

Parimi ështē i qartë: ndihmo Ramën në fushatë dhe kontrollo më pas administratën publike, asetet, burimet natyrore dhe trajtimin e popullsisë si skllevër.

Sot konflikti ështē mes bandave që mbeshtesin Ramën dhe kur qeveria behet palë me njërën tjetra ka guxim dhe të kërkoje eleminim fizik!

Në 2015 denoncuam me emër dhe mbiemër “Rrumi” allias Land/Pellumb Muharremi dhe Bert dhe Gezim Hoxha, te tre ne krye te nje strukture kërcenonin me armë mbeshtetës të Partisë Demokratike dhe shkuan deri aty sa kërcenuan me jetē çdo përfaqesues te PD ne komisione duke lene bosh shumicen e komisioneve në ish Bashkinë Sukth! Ne i denoncuam ne fushatë, policia i mori në mbrojtje dhe pavaresisht urdherit te arrestit te leshuar nga prokuroria ata vazhduan te qete fushaten kercenuese! Pas zgjedhjeve si shperblim Bert Hoxha u emerua administrator i Njesise Sukth si shperblim për vjedhjen e votave!
Prandaj ështē imediate ndeshkimi i gangestereve me pushtet, se ska asnje rruge tjeter per te shkeputur lidhjet e politikes me krimin!

Prandaj gangesteret marrin guximin të ngrenë doren ndaj punonjësve publikë!

Ne nuk i harrojmë, me forcën e ligjit do ti shtypim bandat dhe mafian që po i pijnë gjakun Shqipërisë dhe po e bejnë të pabanueshme për qytetarët!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303