Samiti i Apec pa deklaratë mbi mosmarrëveshjet mes SHBA dhe Kinës

Apec.jpg

Samiti ekonomik aziatik ka përfunduar pa një deklaratë të liderëve, për herë të parë, për shkak të mosmarrëveshjeve mes SHBA dhe Kinës mbi tregtinë.

Kryeministri i Guinesë së Re Peter O’Neill tha se “dy gjigandët e mëdhenj në dhomë” nuk arritën të bien dakord.

Ai tha se deklarata për takimin e Bashkëpunimit Ekonomik do të bëhet publike më vonë.

SHBA dhe Kina janë të angazhuar në luftën tregtare dhe zbuluan vizionet konkurruese në samit.

Në komentet e tij përmbyllëse, O’Neill tha se Apec do të përpiqet të sigurojë “tregti të lirë dhe të hapur” në rajon deri në vitin 2020.

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau pranoi se dështimi erdhi si pasojë e vizioneve të ndryshme mbi elementë të veçantë në lidhje me tregtinë që penguan konsensusin e plotë.

Gjatë samitit, SHBA tha se do të bashkohej me Australinë në zhvillimin e një baze detare në Papua Guinea e Re, një masë kjo për të frenuar ndikimin në rritje të Kinës.

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha se baza do të ndihmonte “të mbronte sovranitetin dhe të drejtat detare në ishujt e Paqësorit”.

Të shtunën, presidenti kinez Xi Jinping foli kundër politikës së Amerikës, duke thënë se vendet që përqafojnë proteksionizmin janë “të dënuara me dështim”.

Pence më vonë tha se SHBA është e gatshme të “dyfishojë” tarifat e vendosura mbi mallrat kineze.

scroll to top