Samiti i BE-së/ Osmani: Morëm deklarata mbështetëse për vizat, por duhen hapa konkretë

osmani-4.jpg

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit BE-Ballkani Perëndimor ka thënë se ka pasë deklarata mbështetëse për liberalizimin e Kosovës, megjithatë duhen hapa konkretë për këtë çështje.“Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën. Së pari, për perspektivën europiane të saj, së dyti për liberalizimin e vizave dhe e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë përveç thjesht deklaratave. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave”.Osmani tha se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të këshillit të ministrave për liberalizim“Kanë qenë deklarata më pozitive që kemi dëgjuar deri më tash për liberalizim, përfshirë edhe nga shtetet që kanë qenë hezituese në të kaluarën kanë shfaqur mbështetje sot dhe kërkuan progres në këtë drejtim”, tha Osmani pas samitit.Megjithatë, Osmani tha se s’do ta përmendë asnjë shtet anëtar, sepse pret mbështetje nga të gjithë./Gazeta Express/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303