fbpx

Samiti i Diasporës, surpriza e Majkos për një takim Rama-Basha

1D1565BA-9583-4668-ADC9-9950B98BB134.jpeg

U hap sot në Pallatin e Brigadave Samiti i Dytë i Diasporës, i cili po zhvillohet për tri ditë në Tiranë.

Fjalën e hapjes e mori ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili u shpreh se ky samit është vendi ku takohen të gjithë shqiptarët, pavarësisht trevave dhe shteteve  ku jetojnë dhe veprojnë.

“Këto sot kemi nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët. Nesër do të jetë një ditë e veçantë. Kjo është një shtëpi e veçantë, kjo është shtëpia e mbretit, por sot mbreti jeni ju”, tha Majko.

Por interesant është fakti që në axhendën e Samitit Majko ka parashikuar edhe një fjalë për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në axhendën e diskutimeve, Lulzim Basha do të flasë i njëmbëdhjeti në listë, ndërsa shefi i qeverisë është i dymbëdhjeti.

A është kjo një lëvizje për të ‘pajtuar’ liderin e opozitës me kryeministrin Edi Rama? Këtë nuk mund ta konfirmojmë ashtu si në fakt ende nuk është konfirmuar edhe pjesëmarrja e Bashës në këtë samit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303