Samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s për Ukrainën, Biden në Bruksel javën e ardhshme

220215123207-01-biden-ukraine-0215-screengrab-exlarge-169.jpg

Mësohet se presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në selinë e NATO-s në Bruksel javën e ardhshme për një samit të jashtëzakonshëm të aleancës, shkroi misioni i SHBA-së në NATO në Tëitter të martën.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm në 24 mars në Bruksel për luftën në Ukrainë.

Stoltenberg shtoi se liderët do të “adresojnë pushtimin rus të Ukrainës, mbështetjen tonë të fortë për Ukrainën dhe forcimin e mëtejshëm të parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s”. Ai theksoi se në këtë “kohë kritike, Amerika e Veriut dhe Evropa duhet të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303