Samiti i Klimës, Meta: Bashkëpunim në sfidat globale

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ishte i pranishëm sot në Samitin e Klimës, i cili po zhvillohet në Katavicë të Polonisë.

Kreu i shtetit teksa komentoi politikat që po ndjek vendi ynë për të reduktuar emetimin e gazrave në atmosferë, u shpreh se inkurajon bashkëpunimin mes shteteve për sfidat globale.

Meta shtoi se Shqipëria po i jep një rëndësi të madhe ndryshimeve klimaterike, ndaj edhe ndjek strategjinë e Parisit.

“I japim rendësi ndryshimit klimaterik në plan zhvillimi, sipas strategjisë së Parisit. Kjo strategji ka tre pika dhe çdo gjë do jetë në përputhje me politikat e BE-së.

Mbështesim solidaritetin, dua të theksoj  krijimin e balancën  që reduktojnë  çlirimin e gazrave në atmosferë. Inkuroj të gjithë palët që janë në vendet për më të favorshme oër  bashkëpunim në sfidat globale”, u shpreh Meta.

Lër një koment