Samiti i radhës i G7 do të mbahet në resortin e Trump

Një nga resortet e golfit të presidentit amerikan, Donald Trump, në Florida do të presë samitin e G7 qershorin e ardhshëm, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë Mick Mulvaney u tha gazetarëve se Presidenti Trump nuk do të përfitonte nga ngjarja.

Mulvaney tha se marka e Donald Trump është e fortë kështu që ai nuk kishte nevojë për një reklamë të markës.

Prona e Trump, National Doral Miami, ndodhet rreth 13 km nga aeroporti i Miamit./real-news.tv/