fbpx

Samiti për Ballkanin, BE lëvron miliona euro

9.jpg

Në Samitin e Poznańit mbi Ballkanin Perëndimor, BE konfirmoi angazhimin e saj për të forcuar bashkëpunimin me rajonin me një sërë masash konkrete duke u fokusuar në pesë fusha kyçe: transportin dhe energjinë, dixhitalizimin, ekonominë, sigurinë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Kryetarët e Qeverisë, Ministrat e Jashtëm, Ministrat e Ekonomisë dhe të Brendshme nga Ballkani Perëndimor, së bashku me homologët e tyre nga disa vende anëtare të BE dhe përfaqësues të nivelit të lartë të BE, u takuan dje dhe sot në Poznań të Polonisë për të forcuar bashkëpunimin rajonal midis partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe në mes të rajonit dhe BE-së, dhe për të avancuar më tej procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë / Zëvendëspresidentja, Federica Mogherini tha: “Angazhimi ynë me Ballkanin Perëndimor është një prioritet. Sot, të gjashtë partnerët në Ballkanin Perëndimor janë më pranë Bashkimit Evropian në krahasim me fillimin e mandatit tonë pothuajse 5 vjet më parë. Perspektiva evropiane mbetet thelbësore për ndryshimet në rajon. Bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi janë çelësi dhe mbështesin integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor.”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303