Samueli i vogël humbi jetën në Kakavijë, Rama: Engjëll i vogël! 500 mijë lekë të reja familjarëve

Screenshot_4-2.png

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria do të ndihmojë me një shumë të caktuar familjen e 10-vjeçarit Samuel Ndoj, i cili humbi jetën pasi u përplas nga një autoambulancë në Kakavijë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama bën me dije se ka vendosur që të japë 500 mijë lekë të reja si ndihmë për familjen Ndoj, duke u rishprehur edhe njëherë ngushëllimet.

“Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera. Engjëlli i vogël u dhëntë forcë,”– shkruan Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303