fbpx

Sanchez i jep dorën Kurtit, por pavarësinë e Kosovës nuk e njeh

AF3045C2-A0A6-4332-AB5A-152368045649.jpeg

Kryeminsitri i Spanjës Pedro Sánchez konfirmoi se të mërkurën kishte mirëpritur Kryeministrin kosovar Albin Kurti në Samitin BE-Ballkan në Slloveni dhe se ishte hera e parë që një prej krerëve të shtetit spanjoll takohej me një homolog nga Kosova, pavarësinë e së cilës Spanja nuk e njeh.

“Kam pasur rastin të përshëndes Kryeministrin dhe t’i them se ne emirëpresim dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit dhe inkurajojmë të dyja palët të arrijnë marrëveshje që janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe që i kënaqin të dyja,” tha kryetari ekzekutiv në konferencën për shtyp pas samitit.

Sánchez theksoi nevojën që Spanja të marrë pjesë në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe këmbënguli se nuk kishte kuptim të ndërpriste takimin me Ballkanin për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, një territor që u shkëput në mënyrë të njëanshme nga Serbia në 2008.

“Një qeveri që është aktive në debatet evropiane nuk ka pse t’i shmangë ato A mund ta imagjinoni që Spanja nuk ishte e pranishme në këtë samit ndërsa 26 shtetet e tjera anëtare ishin? Ne duhet të jemi në debate për të dhënë mendimin tonë”, tha Sánchez.

Pozicioni i Sanchez është në kontrast me atë të Mariano Rajoy, i cili braktisi një samit të ngjashëm në Bullgari në 2018 për të shmangur takimin me udhëheqësin kosovar në mes të krizës katalanase.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303