fbpx

Sandër LLeshaj sfidon deputetin: Jap dorëheqjen nëse ti vërteton se…

lleshaj.jpg

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është ndalur sërish sot në Kuvend te akuzat lidhur me makinën e tij. Lleshaj theksoi se nëse makina e ministrisë që ai drejton kushton më shumë se 49 mijë euro, ai jep dorëheqjen.

Kjo deklaratë erdhi pasi Andi Përmeti e akuzoi se ka blerë një automjet 100 milionë lekë.

“Bëheni mirë që bëheni zëdhënës i një personi të caktuar që e quani media. Unë nuk e konsideroj të denjë për t’i kthyer përgjigje. Ju thatë diçka të bukur në fund, që në vend që t’i turrem medias unë shkoj në gjykatë. Medias të cilës ju i referoheni nuk quhet media sepse është një instrument i mashtrimit publik, Ajo po mashtron publikun prej disa ditësh duke thënë që Lleshaj ka blerë makinë.

Unë kam një makinë Honda që prej vitit 2010. Kjo media ka pasqyruar një fakt të rremë që kam blerë automjet 100 milionë euro. Mjeti ka kushtuar vetëm 49 mijë euro edhe është blerë për llogari të Ministrisë së Brendshëm. Nëse ka kushtuar më shumë se kaq, unë jap dorëheqjen”, tha Lleshaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303