“Sandër Lleshi, këshilltar në kohën e kanabisit”

sander-lleshi.jpg

Gazetari Nikollë Lesi u shpreh se vendimi i Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm është një vendim dinjitoz.

“Vendimi i Metës është dinjitoz dhe kurajoz, vendim i shkruar qartë se ai nuk është noter. Sandër Lleshi mund të jetë gjeneral i mirë, por shkel ligjin nga arroganca e kryeministrit. Presidenti Meta ka një eksperiencë si ish-kryeministër, kryetar Kuvendi dhe President“, tha Lesi në emisionin Open në Top Channel.

Më tej, Lesi theksoi se Sandër Lleshi ka qenë këshilltar i kryeministrit Rama në kohën e “kanabisit të Tahirit”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303