33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Sanders: Trump është presidenti më i rrezikshëm

spot_img

Senatori amerikan Bernie Sanders ka filluar fushatën e tij të dytë për president të SHBA-ve.

Duke folur në Bruklin të Nju Jorkut, ai e quajti Donald Trump, “presidentin më të rrezikshëm” në historinë e SHBA-së.

Ai parashikoi se do të fitonte nominimin me rivalët demokratë dhe më pas do të mundë edhe Trump.

“Unë jam kthyer në Bruklin, vendi ku kam lindur dhe jam rritur, për të nisur këtë fushatë historike. Ne do t’i fitojmë këto zgjedhje, sepse ne do të bashkojmë koalicionin më të fuqishëm në historinë e politikës amerikane”, tha Sanders.

Gjatë fjalimit të tij, senatori 77-vjeçari foli gjithashtu për mbylljen e qeverisë amerikane nga presidenti Trump:

‘Ndryshe nga Trump, unë e di se si është të jetosh në një familje që pret rrogën për të kaluar muajin. E di shumë mirë si u ndjenë ata 800,000 punonjës të administratës të cilët punuan pa rrogë’-tha Sanders duke shtuar se jeta në një familje me vështirësi ekonomike ka ndikuar shumë në jetën dhe vlerat e tij.

Sanders, një senator i pavarur, humbi garën brenda Partisë Demokratike në vitin 2016 përballë Hillary Clinton./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat