Sanksionet e reja të SHBA mbi armët kimike

trump-putin-meeting.jpg

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se do të vendosë sanksione shtesë mbi Rusinë pasi Moska nuk arriti të japë garanci të arsyeshme se nuk do të përdorte armë kimike pas një sulmi ndaj një ish spiuni rus në Angli.

Rusia ka reaguar menjëherë, duke deklaruar se i konsideron të paligjshme sanksionet e SHBA mbi armët kimike.

Deklarata u bë ditën e sotme nga një zëdhënës i Kremlinit.

“Ne i konsiderojmë kufizimet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara kundër Rusisë si të paligjshme,” u tha gazetarëve Dimitri Peskov.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me homologun rus Vladimir Putin në Paris më 11 nëntor, në ceremonitë e organizuara për të përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Kremlini ka deklaruar se të dy presidentët do të takohen në një drekë pune në Paris dhe se njëë takim më i zgjeruar do të mbahet në samitin e G20 në Argjentinë në fund të këtij muaji.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303