fbpx

“Sapo bëri ndërhyrjen në QSUT”, ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë

Manastirliu-ok-770x440.png

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar së fundmi një video në rrjetin social Facebook, ku tregon rastin e një të moshuare e cila ka kryer një operacion në sy. Ministrja shkruan se paketa e plotë është falas për të moshuarit, duke i kursyer atyre deri në 700 dollarë.

“Nënë Lumturia sapo ka kryer ndërhyrjen në sy në QSUT  një paketë e plotë që përfshin edhe lentet falas, e cila i kursen çdo të moshuari deri në 700 dollarë. Janë 4866 qytetarë që kanë përfituar pa pagesë paketën e kataraktës që prej vitit 2019, kur nisi për herë të parë ofrimi i këtij shërbimi falas, me financim 100% nga shteti”, shkruan Manastirliu bashkangjitur videos së publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303