Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ‘mesazhi kërcënues’ që mbërriti në dritaren e zyrës së Prokurorit të Përmetit Asllan Bajrami. Gazetarja Klodian Lala deklaron se Prokurori e ka konstatuar plumbi në pjesën e jashtme të dritares së zyrës së tij.
“Plumbi ishte në pjesën e jashtme të dritares së zyrës. Zyra ime është brenda godinës së Gjykatës së Përmetit, ku ushtrojnë detyrën edhe tre gjyqtarë, dhe që është pronë e Ministrisë së Drejtësisë. Menjëherë sapo kam parë plumbin, i jam drejtuar policisë”, ka thënë prokurori për gazetaren Lala.
Advertisement