fbpx

Sapo ishin kthyer nga Italia, gruaja nga Vlora infektohet me COVID-19, po i shoqi?

Deri më tani numërohen 5 të prekur nga koronavirusi në Vlorë, ku së fundmi është prekur edhe një grua me inicialet L.M rreth 70 vjeçe.

Mirëpo, gruaja nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Italia së bashku me të shoqin. Më 8 mars ata kanë shkelur në Rinas.

Burri ka dalë negativ, ndërkohë që gruaja tashmë ndodhet në infektivin e Tiranës.