“Sapo mbërrita në Tokio”. Ministrja Evis Kushi publikon foton dhe jep mesazhin e rëndësishëm

kushi-601x450.jpg

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka publikuar së fundmi një foto në rrjete sociale. Ajo ka bërë me dije se tashmë ka mbërritur në Japoni për të mbështetur ekipin olimpik shqiptar në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, të cilat do të zhvillohen mes datave 23 korrik – 8 gusht, 2021.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, ajo shprehet:

“Sapo mbërrita në Tokio dhe gjeta mikpritjen e ngrohtë të organizatorëve 🤗. Nesër flamuri shqiptar 🇦🇱 do të valëvitet në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” dhe sportistët tanë elitarë do të na bëjnë të gjithëve krenarë me pjesëmarrjen e tyre!
Suksese! #Olympics #Tokyo2020

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303