fbpx

Sapo mori postin në kabinetin e Metës, vjen kërkesa e parë e Panaritit për Ramën

1583487953_panariti.jpg

Ish-ministri dhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti sapo ka marrë një post të rëndësishëm në kabinetin e Presidentit Meta. Ai ka bërë me dije se trajtimi me oksigjen duhet të fillojë në kushte shtëpie, pasi ulet shumë mundësia për të kaluar në intubim.

Më tej, ai ka edhe një kërkesë për Ramën.

“Ne jemi ende me kapacitete të mangëta. Nuk është bërë mjaftueshëm për protokollin e trajtimit të pacientëve në shtëpi dhe aty kemi një çorientim dhe konfuzion, çfarë duhet të bësh duke pritur rezultatin e tamponit, pasi ka një kohë pritje që është goxha e madhe dhe mund të mundësojë që pacienti ta transmetojë infeksionin, por edhe e pengon atë të marrë masat e nevojshme që në fillim. Presidenti ka komunikim me qeverinë, ka informacion. Presidenti ka insistuar që trajtimi të fillojë  nga shërbimi parësor, mjeku i familjes, që në shfaqen e simptomave, të japë asistencën e parë me trajtimin me medikamente, një pjesë e familjeve e kanë të pamundur për ta përballuar.

Për kategori të veçanta, si të moshuarit, që mund të kërkojnë trajtim më të dedikuar, që janë me sëmundje bashkëshoqëruese, diabetikët, apo ato që vuajnë nga sëmundjet e zemrës kanë nevojë për medikamente shtesë. Shërbimi parësor të jetë më proaktiv. Unë kam hedhur idenë që në simptomat e para, trajtimi me oksigjen të fillojë në kushte shtëpie, pasi ulet shumë mundësia për të kaluar në intubim” tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303