Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë një lëvizje të papritur sot. Ai ka qenë i pranishëm në banesën e të ndjerit Klodian Rasha, ku ka vizituar familjarët e të riut që u vra nga efektivi Nevaldo Hajdaraj.
Vizita zgjati vetëm 10 minuta, ku Çuçi është shoqëruar nga drejtori i SHÇBA, Muhamet Rumbullaku dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.
Ai ka vetëm tre ditë që e ka marrë zyrtarisht detyrën, pas largimit të Sandër Lleshajt.
Advertisement