27.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Sapo u publikua rezultati i votave në njësinë nr.10, del Celibashi në prononcim për mediat, jep mesazhin e fortë

spot_img

Menjëherë pasi u shpall rezultati i votimit elektronik në njësinë nr.10 në kryeqytet, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi del me një prononcim të fundit për mediat. Ai siguroi se procesi i numërimit është i sigurt dhe ruan fshehtësinë e plotë.

Në fakt është një nga avantazhet e përdorimit të teknologjisë. Nga pikëpamja teorike mund të ishte shpallur më herët, por meqenëse ishte hera e parë që ne po e implementojmë këtë, palët kishin meraqet e veta, u dakordësuam që rezultatin ta shpallnim sot. Duket që është kështu edhe në këto momente, gjithsesi mbetet fakti që sistemi elektronik i aplikuar është 100% i sigurt në ruajtjen e fshehtësisë, është e pa diskutueshme. Ne jemi dëshmitarë që për mënyrën partitë politike kanë përgjegjësi të mëdha nga komisionerët. Nga raportimet e KQZ ka pasur disa përmirësime, kemi patur jo një përmbushje të mirë nga ana e tyre në lidhje me raportimin e pjesëmarrjes. Pajisja që ne kemi përdorur, e ofron mundësinë sepse të dhënat janë aty. Akoma nuk e kemi vlerësuar, është herët për ta vlerësuar këtë kërkesë. Natyrshëm që me të gjitha pikat e kodit. Mënyra e paraqitjes së të dhënave ka përfunduar që në orën 19:00, të dhënat për pjesëmarrjen i marrim nga fletët e votimit. Të dhënat që paraqiten tani janë ato zyrtare. KZAZ ka tabelën përmbyllëse për çdo QV. Jemi duke punuar që të marrim të gjitha pajisjet, ne i kemi këto të dhëna dhe nuk duhet të presim ditë javë, por këto të dhëna i marrim nga pajisjet. Besoj që po. Ka disa probleme të raportuara në disa KZAZ. Janë sporadike si raste, megjithatë meritojnë të kenë vëmendjen e partive dhe lidershipit përkatës, në rastet që numëruesit lodhen është mospërmbushje e vullnetit të rezultatin. KQZ ka marrë masa që të trajnohen anëtarët e ri të grupit të numërimit. Skemat me komisonerë të lodhur, duhet të marrin fund dhe partitë që i bëri këto është diskredituese.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat