fbpx

Sarandë/ 20 predha dhe një sasi granatash rrezikojnë të shpërthejnë

auto_predha-780x4391540663011.jpg

20 predha dhe një sasi granatash janë zbuluar në nëndetin e Sarandës.

Mësohet se municionet janë zbuluar nga zhytës vullnetarë, të cilët po kryenin pastrimin e zonës ujore.

Dyshohet se predhat i përkasin Luftës së Dytë Botërore dhe rrezikojnë të shpërthejnë nga kontakti me ndonjë spirancë të ndonjë anijeje.

“Do të bashkëpunojmë me forcat e policisë së shtetit dhe ato të ushtrisë për të bërë të mundur demontimin e tyre.”- janë shprehur vullnetarët për mediat lokale.

Predhat që ndodhen në afërsi të Limanit, kanë ngjallur panik te banorët që u tremben një shpërthimi të mundshëm

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303