Maurizio Sarri ka debutuar me fitore në ndeshjen e parë që ka drejtuar Chelsean nga pankina. Blutë e Londrës fituan me rezultatin minimal 1-0 ndaj skuadrës australiane, Perth Glory, falë një goli fantastik të shënuar nga spanjolli Pedro.
Paraqitje të mirë zhvilloi edhe Morata, i cili luajti në majë të sulmit, ndonëse mediat raportojnë se sulmuesi spanjoll vështirë se do të vijojë qëndrimin e tij në Londër.
Sarri mori drejtimin e Chelseat vetëm në fillim të javës së kaluar, pas 3 sezonesh te Napoli, ku aplikoi një futboll spektakolar, por pa arritur të fitojë trofe.