fbpx

Sarri “injoron” zikaltrit: Interit nuk i…

Trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri, u shpreh i kënaqur me fitoren në shtëpi ndaj Spalit, ndërsa tregoi pas ndeshjes se tashmë e ka mendjen vetëm tek Leverkuseni në Champions.

Kur u pyet për takimin e radhës në Seria A, që është ai ndaj Interit, Sarri u përgjigj se nuk e di fare se si janë zikaltrit, dhe se nuk ka parë asnjë ndeshje të tyre.

FITORJAPatëm pak vështirësi në fillim, por është normale. Po luftonim të mposhtnim mbrojtjen e tyre, që nuk linte shumë hapësira. Ia dolëm me kalimin e minutave. Problem ishte ritmi dhe qarkullimi i topit.  Bëmë një pjesë të dytë të mirë. Krijuam shumë raste dhe lamë pak mundësi për kundërshtarin. Më pëlqeu shumë Matuidi sot në rolin e tij. Jam i lumtur edhe me ata që erdhën nga stoli.

SULMI Pjaniç po rritet shumë, por ka ende shumë topa për të menaxhuar më mirë në mesfushë. Ia kam thënë që në fillim të sezonit. Goli? Ato goditje i ka në repertorin e tij. Dibala është shumë i rëndësishëm për ne. Kristiano ishte shumë i gjallë, kishte 3-4 topa për gol. Të mos harrojmë edhe Higuain. Kam 3 sulmues që më kënaqin.

INTERI NË HORIZONT Interi? Nuk i kam parë në ndonjë ndeshje këtë vit. Nuk e di se si janë. Kam lexuar që po bëjnë mirë, por nuk kisha dyshime për këtë, duke parë se kë kanë trajner(Konten). Tani po mendoj për ndeshjen në Champions me Leverkusenin.