Sazan Guri: Janë bërë 36 projekte për të zhdukur këtë vend: I 37-ti është në zbatim

Minishengeni është projekti i 37 për zhdukjen e kombit dhe popullit shqiptar. Deklarata e fortë është bërë nga ambientalisti, Sazan Guri, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Rtv Ora.

“Janë 36 projekte për të zhdukur këtë shtet, këtë vend, këtë komb. Nga viti 1844, projekti i parë i shtetit fqinj në veri që lobojnë bukur. Shqiptarët për nga veprat që bëjnë ja kalojnë gjithë Europës bashkë. 127 kryengritës kundër osmanëve nuk i bëri dot as Europa as Ballkani.

Por shqiptarët shkruajnë shumë pak dhe mblidhen shumë pak. Këta bënë 20 takime për tu ndarë Kosova nga Serbia në rrugën legale. Shqiptarët e kanë mbiojetesën si popull i vuajtur dhe shumëvuajtur së bashku me izraelitët. Projekti i 37 është minishengeni.

Projekti i 38 është fertiliteti për shkak të ushqimeve. Në katër produkte, 3 janë serbe sot. Jam pranë akuzës që ata ndërhyjnë në mutacionet gjenetike që ti të mos kesh atë fertilitet natyror. Së fundi është projekti që të mos bashkohen”, tha Guri.