Schwarzenegger, i zhgënjyer nga politika amerikane

Ish guvernatori i Kalifornisë, aktori i njohur Arnold Schwarzenegger ka shprehur pakënaqësinë e tij rreth politikës amerikane.

Sipas Schwarzenegger, asgjë nuk po bëhet në politikën amerikane.

“Unë jam shumë pak i interesuar në politikë, sepse ta shpif, tha ai kur u pyet për vendimin e Presidentit Trump për të përqëndruar platformën e tij afatmesme në ekonomi, dhe marshimin e emigrantëve. “Nuk jam më i interesuar në politikë.”

Schwarzenegger e konsideroi të turpshme mungesën e reformave të politikës së emigracionit dhe infrastrukturës së shkatërruar të Amerikës.

“Për 20 vjet, ata kanë premtuar të krijojnë reforma të emigracionit dhe nuk e kanë bërë diçka të tillë. Për mua, më e rëndësishme është që të bëhet puna më tepër se sa të shqetësohemi për një karvan që vjen apo jo”-tha aktori i njohur.

Sipas Schwarzenegger, ka stanjacion në  politikën  amerikane dhe atmosferë ekstremizmi në Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë që krahasoi dinamikën e “jashtme” të fushatës së Presidentit Trump me garën për guvernator në vitin 2003 dhe 2006, Schwarzenegger, i cili ka lindur në Austri, tha se nuk është i interesuar  të garojë për president.

“Unë kurrë nuk shkoj për diçka që nuk ka lidhje me personalitetin tim. Kjo është puna e vetme që nuk mund ta bëj” -tha ai.

Lër një koment