fbpx

‘S’do lë gur pa lëvizur’, flet nëna e Bleona Matës

bleona.jpg

Zhdukja e Bleona Matës më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal së bashku me 5 vajza të afërme të saj tronditi mbarë opinionin publik në atë  kohë.

Kur u zhduk Bleona ishte vetëm 7 vjeç, ndërsa tani është 15 vjeçe. Që nga dita qëkur është zhdukur nëna e saj nuk ka hequr dorë së kërkuari vajzën e saj.

Së fundmi ajo ka qenë në emisionin “Pa gjurmë” për të kërkuar të bijën e saj, të cilën prej tetë vitesh nuk e ka parë dhe nuk di asgjë për të.

Nëna e saj  Bukuria katër vite më parë tha se tha se me zhdukjen e vajzës së saj mund të kishte lidhje Begzim Isa.

Por Prokuroria e Krimeve të Rënda, në vitin 2014 e përjashtoi Begzim Isën nga zhdukja e Bleonës, duke e akuzuar atë vetëm për veprën penale të rrëmbimit.

Kujtojmë këtu se Begzim Isa u arrestua në vitin 2013 nga Policia e Kukësit, pasi kishte rrëmbyer e mbajtur peng për disa orë një fqinj të tijin vetëm 8 vjeç me qëllim trafikimin drejt Kosovës. Falë ndërhyrjes së uniformave blu, 8-vjeçari u la i lirë dhe i shpëtoi trafikimit, por për Bleonën nuk gjet asnjë gjurmë.

Kurse në studion e emisionit “Pa gjurmë” Bukurie Mata është përballur me dajën  e akuzuarit Begzim Isës, Diliman Hoxha.

Hoxha ka thënë se nipi i tij nuk ka lidhje me zhdukjen e Bleona Matës.

Më tej daja i Begzim Isës ka thënë:

Nipi im nuk ka gisht në zhdukjen e vogëlushes Mata. Ai ka qenë nxënës shumë i mirë. Ka dy muaj i liruar, tani është në gjendje kome. Është rob punëtor. Lexoje përse është arrestuar. Është teatër. Janë amatorë dhe nuk di më çfarë të them. U arrestua për trafik mjetesh motorrike, jo për trafik fëmijësh. Unë e vuaj këtë dramë. Jam baba i një fëmije. Ka shkuar lajmi deri në Amerikë. Nipin e kam flori. Vajza juaj do gjendet shumë shpejt. E drejta del.

Nga ana tjetër nëna e Bleonës ka thënë se nuk do të lërë gurë pa lëvizur derisa të gjej vajzën e saj.

Fjalët e saj ishin:

S’do lë gur pa lëvizur për Bleonën. Nipi juaj di diçka.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303