fbpx

“S’dua t’i shoh sytë”. Debat dhe përplasje në studio por ja ç’ndodhi në prapaskenë, Antonela qan dhe mbyllet në tualet

Screenshot_1-29.png

Ditën e djeshme në “Për’puthen” pati një përplasje të ashpër mes Blerimit dhe Antonelës. Ata zhvilluan një takim 4 minutash ku patën disa debate.

Antonela e la takimin dhe u shpreh e revoltuar: “S’dua t’i shoh sytë”, referuar Blerimit.

Mirëpo para se të ndodhte ky takim, ata të dy kanë pasur një përplasje tjetër mes tyre, që nuk është transmetuar në televizion. Është mësuar se teksa ishin në publicitet, Blerimi ka ofenduar Antonelën duke i thënë se është si ato femrat që “rrinë me këmbët hapur”, shkruan iconstyle. Për shkak të këtyre fjalëve, Antonela është larguar e përlotur nga studioja dhe ka kërkuar që të mos e ndjekë askush pas. Mirëpo Atdheu, me të cilin ajo e ka rregulluar tashmë marrëdhënien, i ka shkuar pranë për t’i dhënë mbështetje.

Antonela është mbyllur në tualet dhe është shprehur se është ndjerë e ofenduar, pasi në një farë mënyre Blerimi e ka cilësuar si një femër të ulët. E gjithë kjo situatë e ndodhur pas fikjes së kamerave, duket se çoi në acarimin e të dyja palëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303