“S’duam njollosje politike!” Studentët “diss” ‘Astirit’

“Nuk duam njollosje politike”. me këto fjalë studentët refuzuan të pranojnë t’i bëhen pjesë e kauzës së tyre, banorët e zonës së “Astirit”. Gjatë mesditës së sotme, banorët që prej më shumë se një muaji protestojnë për shtëpitë e tyre që do të shemben nga projekti i Unazës së Madhe, tentuan t’i bashkohen protestës së studentëve, të cilët edhe në ditën e katërt të revoltës së tryre, ndodhen me qindra të mbledhur para Ministrisë së Arsimit.

Por studentët refuzuan banorët, duke argumentuar se nuk duan që protesta e tyre të marrë ngjyrime politike, ashtu sikundër ka ndodhur me të tyren, e cila mbështetet nga Partia Demokratike dhe opozita shqiptare. Banorët dhanë sqarimet e tyre duke thënë se të dyja protestat kanë një të përbashkët të madhe: Ato janë për arsye ekonomike, dhe jo politike. Studentët protestojnë për buxhet më të lartë për arsimin dhe ulje të tarifave vjetore, ndërsa banorët e zonës së Astirit duan dëmshpërblim të plotë për shtëpitë e tyre që do të shemben.

Por sërish gjuha e përbashkët nuk u gjet pasi studentët i kërkuan llogari se nëse janë në mbështetje të tyre, atëherë përse nuk ju bashkuan tubimit që në orët e para të mëngjesit, por erdhën të gjithë grup të organizuar dhe të veshur me jelekët fosforeshentë portokalli, që simbolizojnë protestën e “Astirit”.

Kemi ardhur për fëmijët tanë, unë jam prind, nuk ka lidhje politika

Ne protestën tonë e kemi më vete, ne kemi ardhur si prindër, të mbështesim fëmijët tanë

Goca ime do më pranojë

Edhe kërkesat tona për arsye ekonomike janë, politiket ti mbajë politika, ne i kemi ekonomike për vete“, u shpreh një banor i cili në protestë kishte sjellë edhe vajzën e tij studente.

“Ke ardhur grup, hajde personalisht po deshe”, ishte përgjigjja e studentëve.

Të vinit që në mëngjes, nuk pranojmë protesta që kanë marrë ngjyrim politik. Organizatat e tjera underground që punojnë me qeverinë nuk kanë lidhje me këtë protestë. këtu janë vetëm studentët. nuk ka asnjë lloj politike që po punon nëndhe!”, theksoi një student tjetër.

Për një moment ka pasur përplasje dhe konfrontim mes tyre dhe ka ndërhyrë policia, por situata nuk ka agravuar më tej.

Lër një koment