“S’e kam parë kurrë këtë sëmundje”. Mjeku përlotet për Altin Goxhajn

Avokatit Altin Goxhaj, është shtruar para pak ditësh në spital për helmim, siç ka pohuar ai vetë.  Bëhet me dije se tashmë gjendja e tij shëndetësore shfaqet më e përmirësuar. Teksa Goxhaj, thoshte dje se nuk e dinte më nëse do të zgjohej, mjeku Ilir Allkja, thotë në rrjetet sociale, se nuk kishte parë diçka të tillë në 26 vite punë.

Mjeku Ilir Allkja bën me dije se ishte mjeku i parë që kontrolloi gjendjen e avokatit dhe e ka shoqëruar në urgjencën e QSUT, “Nënë Tereza”.

“Unë isha mjeku që e kontrollova për herë të parë në të gdhirë të datës 11 nëntor avokatin, dhe e shoqërova për në urgjencën e spitalit indektiv të QSU “Nënë Tereza”.

Isha dhe dje tek shtrati ku po vuan sëmundjen miku im i vjetër, dhe zëri që dridhej i babait të avokatit më ka mbet në mendje. Kurrë në 26 vite punë si mjek nuk kam parë rrethanë të tillë sëmundje ! Zoti qoftë me ty miku im i vjetër Altin Goxhaj !”- shkruan Allkja.