fbpx

Së shpejti Berisha dhe Ujkani mund të jenë shokë skuadre

Etrit Berisha nuk do të mbetet te skuadra italiane Spal, pasi kjo e fundit ka rënë nga elita e futbollit italian. Portieri prishtinas ishte i huazuar nga Atalanta, por nuk do të rikthehet as në klubin bergamask.

‘Demat’ do të mbesin pa portierin e parë Salvatore Sirigu dhe Berisha shihet si zëvendësuesi adekuat i italianit. Ndërkohë në anën tjetër edhe Samir Ujkani pritet ta vazhdojë kontratën me klubin torinez.

Sipas medieve italiane portieri i Kosovës është pajtuar të vazhdoj qëndrimin në Torino edhe për një vit tjetër me pagën e njëjtë. Kësisoj dy portierët shqiptarë përsëri do të jenë shok skuadre si në kohën kur ishin tek Kombëtarja e Shqipërisë.