Së shpejti dasmë? Moderatorja merr propozimin

Pak muaj më parë ajo deklaroi në programin “Xing me Ermalin” se i kishte dhënë fund martesës me babain e vajzës së saj. Moderatorja Dajana Shabani duket se ka gjetur sërish dashurinë, e kësaj here djaloshi që i ka vjedhur zemrën bukuroshes së Ora News, është boksieri kosovar Kamer Maloku.

Maloku i cili prej prej vitesh jeton në Gjermani ku edhe ushtron profesionin e tij si boksier, ka bërë për vetë vajzën e ekranit dhe çifti prej muajsh po shijon romancën e tyre.

Duket se dyshja e dashuruar po mendojnë të kalojnë në një tjetër stad të lidhje së tyre dhe siç i ka hije një kavalieri ka qenë Kamer ai që që ka marrë hapin për t’i propozuar partneres së tij.

Boksieri i njohur nga Kosova  ka zgjedhur një mënyrë të thjesht për t’i bërë pyetjen e madhe Dajanës duke i shkruar në WhatsApp.

/real-news.tv/