fbpx

Së shpejti do të kemi një qytet me emër të ri në  Shqipëri

Një qytet i Shqipërisë po mendon seriozisht që të ndërrojë emrin e tij. Mësohet se banorët dhe disa intelektualë të zonës kane propozuar per ndryshimin e emrit te Ures Vajgurore, e cila së shpejti do të quhet Dimal.

Ideja e këtij emërtimi vjen nga zbulimi i qytetit antik të periudhës ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.

“Kemi jo më pak se 1 vit që kemi nisur punën për ndryshimin e emrit të bashkisë sonë, pra riorganizim pa ndryshim kufijsh. Duke evidentuar dhe duke nxjerrë në pah të gjithë asetet që ka ky territor, do të bejme zhvillim dhe rrjetëzimin e të gjithë zonës së Dimalit. Zbulimi i qytetit Antik të Dimalit zgjoi idenë e për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit me qëllim shndërrimin gradualisht në një destinacion turistik të kësaj qyteze,”-janë shprehur qytetarët.